Kryeministri Edi Rama ka folur nga selia e PS në lidhje me listën e kandidatëve për zgjedhjet e 25 prillit duke theksuar se fuqia dhe pika e fortë e socialistëve është vetëndryshimi dhe kjo ndalon pikërisht plakjen e partisë dhe bërjen e saj të pakonkuru4eshme në arenën politike të vendit

“Ne sot do të zyrtarizojmë formacionin e skuadrës tonë kombëtare për ndeshjen e 25 prillit. PS ka rilindur nga vullneti i posaçëm i vetëndryshimit që është në ADN e kësaj familje të madhe politike. Këtë e kishte si pikë referimi Fatos Nano më parë dhe unë jam përpjekur ta forcojë edhe më shumë se fuqia e vetëndryshimit e bën partitë të pa plakshme dhe të pa konkurueshme në arenën politike të Shqipërisë. Ne mbeti alternativa më e pëlqyer e shqiptarëve dhe as nuk jemi pa gabime dhe as më të mirët. Por më të mirë se ne nuk ka pasi askush më mirë se ne nuk di të vetëndryshojë”, tha Rama.