Zonat e reja të Rindërtimit në Thumanë, Fushë-Krujë dhe Bubq po marrin formë dita ditës. Kryetari i bashkisë së Krujës, Artur Bushi publikoi sot pamje nga puna që po kryhet në kantieret e rindërtimit në këtë bashki.

Sipas tij, falë një punë të jashtëzakonshme që po bëjnë të gjithë palët që janë pjesë e këtij procesi kaq të rëndësishëm për banorët e prekur nga tërmeti zonat e reja të Rindërtimit në Thumanë, Fushë-Krujë dhe Bubq po marrin formë dita ditës.

“Zonat e reja të Rindërtimit në Thumanë, Fushë-Krujë dhe Bubq po marrin formë dita ditës, falë një punë të jashtëzakonshme që po bëjnë të gjithë palët që janë pjesë e këtij procesi kaq të rëndësishëm për banorët e prekur nga tërmeti”, deklaroi ai.

Në bashkinë e Krujës janë në process tre site ndërtimi që përfshijnë 443 apartamente dhe 360 shtëpi individuale.