Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka dhënë një mesazh shqiptarëve për luftën ndaj pandemisë.
Rama thotë se kjo është sfida e sfidave, dhe qeveria po bën çmos prandaj duhet të bashkojë të gjithë.

Nga ana tjetër ai sulmon opozitën për të cilën thotë se në kohë fushate po vendos të parën interesin partiak para detyrës për mbrojtjen e shëndetit të njerëzve.

STATUSI NGA EDI RAMA

Lufta për t’u çliruar nga pandemia është sfida e sfidave, që duhet të na bashkojë të gjithëve, duke bërë secili detyrën e vet për të mbrojtur të tjerët, me forcën e shembullit e me gjithçka ka në dorë!

Unë dhe shumica qeverisëse po bëjmë çmos, për të intensifikuar vaksinimin, por pa harruar respektimin e rregullave, por fatkeqësisht opozita po vendos interesin partiak, fushatën elektorale, mbi detyrën për mbrojtjen e shëndetit të njerëzve…

Ne do të vazhdojmë, pa u lodhur, të luftojmë me gjithsej për ta nxjerrë popullin nga tuneli i pandemisë, duke vaksinuar, vaksinuar, vaksinuar dhe për ta lehtësuar sezonin e ardhshëm turistik, bashkë me ekonominë e me jetën komunitare. Dhe do t’ia dalim, medoemos?

*Vaksinimi i mësuesve në Durrës e në Fier

#ShqipëriaeArdhmjaJonë??

#SkaKohëPërPushim??‍♂️