Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Eduard Shalsi komentoi në rubrikën ‘Opinion’ në News24, shqetësimin e ngritur nga aktori i famshëm hollivudian, Leonardo Di Caprio, për mbrojtjen e lumit Vjosa në Shqipëri.
“Vjosën unë vetë mbaj mend në komision kemi bërë shumë dëgjesa mes komuniteteve. janë ndërprerë dhëniet e lejeve të HEC. Por pjesa e Vjosës që kalon në ato peisazhe fantastike është marrë një vendim që nuk do të preket. Nuk është i vetmi, por edhe Di Caprio nëse nuk e ka mësuar duhet ta di tashmë që ai shqetësim i ambjentalistëve për pjesën e Vjosës është ezauruar” -u shpreh Shalsi.
Në faqen personale në “Facebook”, Di Caprio postoi pak ditë më parë filmin e lumit Vjosa ku i ftonte qytetarët që të firmosin peticionin për mbrojtjen e lumit, nga ndërhyrjet e qeverisë, si dhe ndërtimi i hidrocentraleve.
Çfarë shkruante aktori hollivudian, Leonardo Di Caprio:
Lumi Vjosa i Shqipërisë është lumi më i madh dhe ‘më i egër’ në Evropë. Nga malet e Greqisë deri në Detin Adriatik në Shqipëri, ai shtrihet në 300 kilometra, plotësisht i lirë nga barrierat artificiale, si dhe digat e hidrocentraleve. Lumenjtë dhe përrenjtë që janë degë të Vjosës janë shtëpia e më shumë se 1,100 specieve të botës së egër, shumë prej të cilave janë të kërcënuara.
Vjosa është kurora e #BlueHeartofEurope dhe njerëzit në të gjithë Shqipërinë duan ta mbrojnë atë përgjithmonë. Ata po i kërkojnë qeverisë së Shqipërisë për të krijuar #VjosaNationalParkNoë, i cili do të ishte parku i parë i lumit ‘të egër’ në Evropë.
Qëndroni me ta. Shikoni dhe ndani filmin e ri Vjosa Forever dhe nënshkruani peticionin.