Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka publikuar videon e një nëne të re që së bashku me foshnjen e saj e kanë kaluar sfidën në përballje me Covid19.
“Pas operacionit të vështirë të realizuar nga mjekët e spitalit “Shefqet Ndroqi” dhe maternitetit “Koço Gliozheni”, 19-vjeçarja ka sjellë në jetë Noelin, me kujdesin shembullor të stafit mjekësor”, shkruan Manastirliu.
Postimi i ministres Manastirliu:
Noel dhe Manuela ia kanë dalë për mrekulli të kalojnë sfidën më të vështirë të jetës, në përballje me #COVID19??
Pas operacionit të vështirë të realizuar nga mjekët e spitalit “Shefqet Ndroqi” dhe maternitetit “Koço Gliozheni”, 19-vjeçarja ka sjellë në jetë Noelin, me kujdesin shembullor të stafit mjekësor.
Pas ditësh të vështira në terapinë intensive në spitalin COVID2, Manuela e sapo shëruar nga koronavirusi i rrezikshëm, është bashkuar me Noelin e vogël në maternitet dhe janë gati të kthehen në shtëpi?
#Respekt për mjekët dhe infermierët ?.