Ish-kapiteni i përfaqësueses shqiptare Lorik Cana ka bërë publike zgjedhjen e tij për fushatën elektorale që do të zhvillohet më datë 25 prill.

37-vjeçari u pyet nga ndjekësit në Instagram se për kë do të votonte.

Cana pa komplekse nuk nguroi të tregonte hapur se për kë parti do të hidhte votën.

“Me Bashën nuk kam pasur fare afrimitet, kurse me Edin kam miqësi.

Nuk kam dyshime, nëse do të votoj do zgjedh Partinë Socialiste dhe Edi Ramën.

Shqipëria ka bërë progres, mendoj se Rama e meriton mandatin e tretë”, tha Cana duke iu përgjigjur fansave të tij.