Në të 11 mbledhje të Këshillit të Stabilizim Asocimit BE-Shqipëri, ndryshe nga herët e shkuara me përfaqësim në rang ministri, kryeministri Edi Rama zgjodhi të shkojë vetë.
Top Channel ka mësuar se gjatë diskutimeve në këshill Josep Borell zëvendës president i Komisionit Europian dhe komisioneri për zgjerimin Olivér VÁRHELYI, janë shprehur se praktikisht Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kushtet dhe se tani do të duhet të hapet konferenca ndërqeveritare.
Në ora 14:00 pritet dalja në konferencë shtypi e Kryeministrit Edi Rama me Josep Borell zëvendës president i Komisionit Europian nga ku do të bëhen publike konkluzionet e mbledhjes të Këshillit të Stabilizim Asocimit.
Në Bruksel, kryeministri Edi Rama shoqërohet nga Olta Xhaçka, ministre për Europën dhe Punët e jashtme si dhe kreu grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, i cili në një postim në Facebook thotë se: “Lajme shumë të mira kemi sot”.