Pasi militantët demokratë sulmuan sot mbështetësit e PS në Elbasan, ka ardhur edhe reagimi i kryeministrit.

Edi Rama shkruan në Twitter se ka 20 vit që viziton Elbasanin në 14 mars, por kurrë nuk kishte hasur në një ngjarje të tillë.

Ai shton se dhunuesit i janë dukur si kopjet e Ilir Metës.

“Tash 20 vjet që vij në ditën e verës në Elbasan, s’kisha parë një turmë ulëritëse me flamuj partie, si ai automobili zhurmues i filmit “Koncert në vitin 36″! Dukeshin si 100 kopje të Ilir Metës, ndërsa Luli kishte parkuar makinën në korsinë e bicikletave e ishte fshehur mes tyre

*Kryeministri Rama postim ne Twitter:*
Kjo shfaqje vulgare është një tjetër shembull i degradimit të një opozite demode, e cila ka në krye një kukull në duart e Saliut&Ilirit, që duan sherr e përçarje, për të marrë peng Shqipërinë e drejtësinë!Keqardhje e madhe për #PD e kthye në vegël e dy hallexhinjve të drejtësisë! Tash 20 vjet që vij në ditën e verës në Elbasan, s’kisha parë një turmë ulëritëse me flamuj partie, si ai automobili zhurmues i filmit “Koncert në vitin 36”! Dukeshin si 100 kopje të Ilir Metës, ndërsa Luli kishte parkuar makinën në korsinë e bicikletave e ishte fshehur mes tyre!” – shkruan Rama.