Takimet e kryedemokratit Lulzim Basha, kryeministrit Edi Rama i ka cilësuar komike ku “pritet si dhëndër i bukur”, por që në ditët e sotme janë shumë të rrezikshme për shkak të grumbullimeve të mëdha në kohë pandemie. Ai ironizoi duke thënë se këto pritje i duken si të para disa viteve më parë, me flamuj e brohorima për kundërshtarin, duke shtuar se ndjen keqardhje.
Kreu i qeverisë nuk i ka kursyer sulmet edhe për kundërshtarët e tij politikë, duke i përmendur edhe me emër një e nga një, duke thënë se në ndryshim nga skuadra e tij, nuk dinë të bëjnë asnjë punë. Ndalur te skuadra socialiste për 25 prillin, Rama tha se i kanë dhënë kuksianëve emrat më të mirë që kur ai ka marrë drejtimin e PS-së.
Ai e ka cilësuar 10 vjeçarin e ardhshëm si “dekada e shqiptarëve”, ku ka reaguar sërish edhe për provokimin e bërë nga presidentit serb, Aleksandër Vuçiç. “Është ngërçi i Serbisë jo i yni. E ardhmja e shqiptarëve është në duart tona. Kam shumë besim që përtej ngatërresave që bëjmë po me duart tona duke penguar veten hera-herës kjo dekadë do jetë dekada e shqiptarëve”, tha Rama nga Kukësi.
Nisur nga fakti që ishte në Kukës, kreu i qeverisë nuk nguroi të përmendte Aeroportin, si një nga arritjet e tij, e për ata që thonë se “shqiptarët nuk kanë bukë të hanë”, Rama iu përgjigj me një metaforë. “Aeroportet janë fabrika buke”, tha Rama.
Lista e PS-së për Kukësin
1. Gerta Duraku
2. Petrit Malaj
3. Halim Dauti.