Kryetari i PD, Lulzim Basha, ish kryeministri Sali Berisha, deputetet Edi Paloka, Tritan Shehu dhe Eduard Selami, gjate celjes se punimeve te Kuvendit Kombetar te Partise Demokratike, ku marrin pjese 7500 delegate qe perfaqesojnë 101 mije anetare te PD nga e gjithe Shqiperia./r/n/r/nLeader of the Democratic Party Lulzim Basha, Lawmakers, Sali Berisha, Edi Paloka, Tritan Shehu and Eduard Selami, during National Assembly of Democratic Party.

Vaksina ruse Sputnik V ka nisur të përdoret që prej Gushtit të 2020 dhe është regjistruar në shumë vende. Kjo ka bërë që Komiteti i Këshillimor i Ekspertëve të marrë vendimin për ta sjellë edhe në Shqipëri për vaksinimin e popullatës.

Mirëpo edhe pse në asnjë vend nuk është raportuar ndonjë komplikacion në Sputnik V, ish-ministri i Sali Berishës ka paralajmëruar ‘gjëmën’. Madje as Emiratet e Bashkuara Arabe që na dhuruan nga seria e tyre 10 mijë vaksina.

Më konkretisht, Tritan Shehu, shprehet se ardhja e vaksinave ruse është në shkelje me sigurinë e ilaçeve. Ai ngre pyetjen se kush do të përgjigjet për komplikacionet e mundshme nga Sputnik V? Në fakt kjo pikëpyetje vlen edhe për medikamentin më të thjeshtë, për shembull për paracetamolin. Mirëpo Shehu vijon të vjellë vrer në statusin e tij në vend që të tregohet entuziat.

“Ai pasi u betua dhe përbetua së bashku me Komitetin e tij, se në Shqipëri do hyjnë vetëm vaksina të aprovuara nga Agjencia Europiane, sot importon vaksinat ruse duke shkelur krejtësisht sigurinë medikamentoze” – thotë ish-ministri i Shëndetësisë referuar Ramës.

Në mënyrë të dyshimtë, Tritan Shehu kryeson listën e PD në Gjirokastër edhe pse komisioni Ruli-Nishani nuk e kualifikuan si kandidat. Sa i përket përgjegjësisë për vaksinat, Shehu të na thotë njëherë kush mbajti përgjegjësi për 1997-ën, meqenëse ishte protagonist i ngjarjeve në Lushnje.