Presidenti amerikan Joe Biden është kthyer në objekt humori në rrjet. Kjo, pas rrëzimit tri herë rresht, ndërsa ishte duke ngjitur shkallët e avionit presidencial.
Rrëzimi ngriti pikëpyetje për shëndetin e tij, ndërkohë që vetë Shtëpia e Bardhë është detyruar të lëshojë një reagim, duke thënë se ishte era e fortë ajo që shkaktoi rrëzimin e presidentit Biden plot 3 herë nga shkallët.