Nisjen e vaksinimit masiv të të moshuarve mbi 70 vjeç, kryeministri Edi Rama e ka cilësuar si një nga ditët më të bukura të jetës së tij politike. Gjatë fjalës së tij nga ceremonia e firmosjes së kontratave të banesave me banorët e Kombinatit, Rama theksoi se e sotmja është më shumë se sa fitore zgjedhore.

“Kjo e sotmja është një nga ditët më të bukura të jetës time politike. Mbase më e bukura. Është shumë më tepër se sa çdo ditë e çdo fitoreje zgjedhore. Sepse sot ka nisur çlirimi nga ankthi në shpirtin e mijëra gjysheve dhe gjyshërve të këtij vendi që për shkak të rrezikut të madh që i kërcënon në këtë kohë të mallkuar kur bota përballet me armikun e padukshëm, kanë qenë të detyruar që të mbyllen brenda. Sot kemi hyrë në fazën finale të kësaj lufte. Faktikisht nga sot, çdo ditë është një hap kolosal drejt fitores mbi këtë mortje, që prej 1 viti e kusur e ka ndryshuar rrënjësisht kuptimin e jetës sonë dhe ka penguar çdonjërin prej nesh që të marrë frymë thellë për të parë të ardhmen. S’ka kënaqësi më të madhe se sa të shohësh mijëra e mijëra gjyshe dhe gjyshër që të marrim vaksinën. Politika është kur i bën gjërat kur bashkë si bën dot. Kur politika bie në duar të këqija, si bën dot. Këto gjëra pa politikën s’do bëheshin dot kurrë. Pa politikën muri i BE nuk do të çahej. Kjo është arsyeje se politika është e domosdoshme dhe po aq e domosdoshme sa kur zgjedhin të bëjnë lidhjen e dritave.”, tha Rama.