Frikës nga infektimi me Covid 19, i ka ardhur fundi për infektologen e Klinikës Infektive, Fetije Hyseni Pas më tepër se një vit në krye të detyrës, Hyseni po merr dozën e parë të vaksinës AstraZeneca. Në anën tjetër, në Sallën 1 Tetori, shefja e imunizimit të IKSHP-së, ka njoftuar se gjatë së martës do të vaksinohen 760 persona nga stafi shëndetësor.
Ndërsa personat mbi 80 vjeç dhe ata me sëmundje kronike duhet të presin thirrjet nga qendrat e mjekësisë familjare. Kontigjenti i parë i vaksinave në Kosovë erdhi pikërisht në një situatë kur spitalet janë mbushur plotë me pacientë, për çka drejtori i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi ka bërë thirrje për respektim rigoroz të masave.