Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi ka theksuar dhe një herë tjetër përmes një postimi në rrjetin social Tweeter se Shqipëria ka përmbushur kriteret për Konferencën e Parë Ndërqeveritare. Varhelyi është shprehu që ky rezultat është rritur pavarësisht sfidave të tërmetit të 26 nëntorit dhe pandemisë Covid 19.
“Pavarësisht sfidave të jashtëzakonshme të sjella nga COVID19 dhe tërmeti në 2019, Shqipëria ka mbajtur premtimet e saj dhe ka përmbushur kriteret për Konferencën e Parë Ndërqeveritare. Mbetet e rëndësishme që puna të mos ndalet”, shkruan Varhelyi në Tweeter.
Despite exceptional challenges brought by #COVID19 & 2019 earthquake, Albania has delivered on its promises and met criteria for 1st Intergovernmental Conference. It remains important that work doesn’t stop&that track record is enriched. pic.twitter.com/ikaVoWEOsd
— Oliver Varhelyi (@OliverVarhelyi) March 1, 2021