Në një intervistë për Report Tv, drejtuesi politik për qarkun e Tiranës, Erion Veliaj komentoi listat e kandidaturave për zgjedhjet e 25 prillit, të publikuara mbrëmjen e djeshme.
Veliaj tha se teksa PS solli risi në listën e saj, duke e cilësuar atë si listën e vlerave, PD dhe LSI ishin shumë të parashikueshme me listën e fosileve.
“Nuk ka asnjë dyshim që e vetmja forcë që sjell ndryshime, që provokon debat, që sjell risi, është Partia Socialiste dhe Edi Rama. Për këtë jemi të gjithë dakord. Nga PD-ja nuk patëm asnjë surprizë, të njëjtat fosile të vjetra. Nga LSI-ja nuk patëm asnjë surprizë, ishte gjithë lista e SPAK-ut, që kandidonte. Siç kishim parashikuar. Ndërkohë që unë besoj që lista e vlerave ishte lista e PS-së. Lista jonë është e ndarë në 3 kategori, lista e Tiranës me 36 mandate, në 3 kategori dhe respekton parimin e atyre që kanë qenë modelet humane pozitive, njerëzore, të këtyre betejave të kohës sonë, të cilat do karakterizojnë këtë mandat, pra gjithë tema e vaksinimit dhe tema e rindërtimit do jenë një pjesë e rëndësishme e këtij mandati”, u shpreh Veliaj.