Ka nisur sot në sheshin “Skënderbej” procesi i vaksinimit masiv me vaksinën kineze ‘Sinovac’. Vaksinën do ta marrin si fillim të moshuarit duke filluar mbi 70 vjeç, të cilët janë lajmëruar nga qendrat shëndetësore sipas rendit alfabetik.

Sakaq, procesi po ndiqet nga afër nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila ka shpërndarë në rrjetin e saj social një video live teksa duket që ka filluar vaksinimi në shesh.