Nga Kruja, ku inspektoi edhe ujësjellësin e ri të qytetit i cili ka përfunduar së fundmi së ndërtuari, Kryeministri Rama nuk la pa thumbuar Partinë Demokratike. Ai tha se PD e ka në program furnizimin me ujë të Krujës dhe sipas tij kanë qenë në gjumë, kur ndërtohej ujësjellësi. “Shshshsh…mos i zgjoni”, ka shkruar Rama.
Ujësjellësi i ri i Krujës është ndërtuar pas punës në 1630 metra lartësi në një terren sfidues. 8 vendburime të reja uji furnizojnë rregullisht gjithë familjet e qytetit.