Pas publikimit të hartës së Kosovës me flamurin serb nga Aleksander Vuçiç, ka reaguar ministri për Diasporën Pandeli Majko.
Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, ai shkuan se Vuçiç tregon se i pëlqen papajtueshmëria dhe se ky është një problem i shtetit serb dhe i seriozitetit të zgjedhur në Beograd.
Ai shtoi se Republika e Serbisë nënshkroi një deklaratë në zyrën ovale të Shtëpisë së Bardhë për të respektuar procesin e paqes rajonale dhe se diplomacia e fotove në Instagram zhvlerëson seriozitetin e shtetit serb në marrëdhëniet ndërkombëtare.
“Sovraniteti i Republikës së Kosovë garantohet nga NATO dhe jo nga instagrami.”, tha Majko.
“Kjo është arsye e mjaftueshme që presidenti serb ti ofrojë shtetasve të vet, një të ardhme të cilën mund ta përballojnë. Roli i Gavrilo Principit në kohën e integrimit europian nuk mirëkuptohet. Serbia duhet të mos kapitullojë përballë pamundësive të saj! As në instagram!”, shkruan ministri për diasporën.
Me publikimin e fotos së Republikës së Kosovës me flamurin serb, Presidenti i Serbisë Vucic, tregon se i pëlqen…
Posted by Pandeli Majko on E enjte, 18 Mars 2021