Kryeministri Rama, përmes një “Instastory” ka publikuar një ndër 100 arritjet e qeverisë gjatë mandatit të dytë.
Teksa na ndajnë 23 ditë nga zgjedhjet parlamentare më 25 prill, Rama në formën e një kuici ka ndërtuar një pyetje lidhur me numrin e turistëve që vizitojnë çdo vit atraksionet tona të trashëgimisë kulturore e historike.
“Sa turistë vizitojnë çdo vit atraksionet tona të trashëgimisë kulturore e historike? 600 mijëturistë 1 milion turistë”, pyet Rama.
Më pas në storyn pasardhës kryeministri ka faktuar, se 1 milionë turistë vizitojnë çdo vit atraksionet tona të trashëgimisë kulturore e historike nga vetëm 325 mijë në vitin 2013.