Kryeministri Edi Rama i është drejtuar me një pyetje ndjekësve të tij në instastory në rrjetin social Instagram, në rubrikën “100 ditë, 100 arritje” se sa shërbime ofrohen sot online nga Policia e Shtetit, 20 shërbime apo 43 shërbime”.

Kryeministri Rama thekson se “43 shërbime policore ofrohen sot online nga zero të tilla në 2013, duke kursyer kohë, shmangur kontaktin me zyrtarët dhe eliminuar mundësinë për korrupsion”.

Vitet e fundit rritja e shërbimeve online u kurseu qytetarëve 472 vite pritje në radha në sportelet e zyrave të shtetit dhe rreth 4 milionë euro.