Shqipëria me bukuritë e saj natyrore, historike dhe kulturore vitet e fundit ka qenë atraksioni turistik i preferuar i turistëve të huaj.
Por me 4 aeroportet e reja në ndërtim, pritet që 8 vitet e ardhshme numri i tyre të rritet më shumë.
Kryeministri Edi Rama i është drejtuar me një pyetje ndjekësve të tij në instastory në rrjetin social Instagram, në rubrikën “100 ditë, 100 arritje”, se sa turistë priten ta vizitojnë Shqipërinë përmes 4 aeroporteve të reja në ndërtim?”.
Kryeministri Rama tha se “8 milionë turistë do të vizitojnë Shqipërinë përmes aeroporteve të reja të Kukësit, Vlorës, Sarandës, si dhe zgjerimit të aeroportit të Tiranës”.