Kryeministri Edi Rama përmes një “Instastory” ka publikuar një ndër 100 arritjet e qeverisë gjatë mandatit të dytë.
Teksa na ndajnë edhe 4 ditë nga zgjedhjet parlamentare më 25 prill, Rama në formën e një kuici ka ndërtuar një pyetje lidhur me sa përqind është rritur paga minimale gjatë viteve të fundit.
Më pas ai ka faktuar se 36.4% është rritja e pagës minimale e cila nga 22.000 lekë në vitin 2013 sot është rritur në 30.000 lekë, duke shtuar se e ka 0 tatimin mbi fitimin. “S’ka kohë për pushim”, shkruan Rama.