Kryeministri Edi Rama përmes një “Instastory” ka publikuar një ndër 100 arritjet e qeverisë gjatë mandatit të dytë.

Teksa na ndajnë edhe 3 ditë nga zgjedhjet parlamentare më 25 prill, Rama në formën e një kuici ka ndërtuar një pyetje lidhur me sa vite zgjati ndërtimi i Spitalit të ri Rajonal të Fierit.

Më pas ai ka faktuar spitali i ri rajonal i Fierit “Memorial”, u ndërtua në vetëm 98 ditë me standardet më të larta ndërkombëtare të kujdesit shëndetësor. “S’ka kohë për pushim”, shkruan kryeministri.