Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Instastory” ka publikuar një ndër 100 arritjet e qeverisë gjatë dy mandateve.
Teksa na ndajnë 19 ditë nga zgjedhjet parlamentare më 25 prill, Rama në formën e një kuici ka ndërtuar një pyetje lidhur me sa është ulur numri i vras jeve vitet e fundit. “Sa është ulur numri i vras sjeve vitet e fundit? 20% 51.4 %”, pyet Rama.
Më pas në storyn pasardhës Rama ka faktuar se numri i vrasjeve është ulur me 51,4%. Rama shkruan se në 7 vite numri i vra sjeve është përgjysmuar, nga 107 që ishin në 2013, në vetëm 52 në vitin 2020.