Ndërsa zyrtarisht kreu i KQZ bëri me dije se PS ka siguruar 74 mandate, vijnë edhe urimet nga ndërkombëtarët për kryeministrin Edi Rama. Kështu Presidenti Turk Erdogan dhe Kryeministri Grek Mitsotakis kanë uruar kryeministrin për këtë rezultat të arritur, që i siguron deri më tani mandatin e 3 qeverisës.

Urime për rezultatin ka marrë edhe nga Ministri i Jashtëm Italian Di Maio dhe lideri i opozitës italiane Salvini.

“Presidenti Turk Erdogan dhe Kryeministri Grek Mitsotaqis urojne Kryeministrin Rama per fitoren e zgjedhjeve. Biseda telefonika e Rames me Presidentin turk dhe Km grek pak minuta me pare. Urime per fitoren edhe nga Ministri i Jashtem Italian Di Maio dhe lideri i opozites italiane Salvino”