Nëse besoni në fantazi, gjasat janë që ta keni menduar veten si një krijesë mitologjike. Zbuloje këtu, cila krijesë do të ishe ti:
Dashi: Dragoi-Ka kuptim që shenja e parë e zodiakut të ketë fuqinë e papërpunuar dhe instiktive të një dragoi. Me krahë të fuqishëm dhe “frymën e zjarrit”, një Dash nuk do hezitojë të ndjekë dëshirat dhe synimet e tij me një intensitet të ashpër. Ata vënë tërë veten e tyre në lëvizje, prandaj “fuqia” që i karakterizon, është ajo që i bën njerëzit ta kenë frikë, por edhe ta admirojnë Dashin.
Demi: Dryad (njeri-pemë)-Demi sensual është një me botën natyrore. Kjo shpjegon pse ata kanë kaq shumë të përbashkëta me Dryad-in, një lloj shpirti i lidhur ngushtësisht me pemët. Duke mbrojtur natyrën me besnikëri të pakrahasueshme dhe duke përhapur fuqitë e tyre shëruese te të gjithë, nga Demi buron forcë “Dryad-i”.
Binjakët: Zana-Djallëzor, mistik dhe që përplasen vazhdimisht me krahët e tyre, një Binjak sheh gjithçka përmes syve të një zanë. Duke lëvizur midis portaleve që lidhin fushën njerëzore me fushën magjike, një Binjak merr më të mirën e të dyjave. Njerëzit e kësaj kanë qejf të shpërndajnë pak nga pluhuri i tyre prej zane kudo!
Gaforrja: Njeri-ujk-Duke thithur gjithë fuqinë e saj nga Hëna, një Gaforre është aq emocionale sa britma e ujkut. I ndjeshëm, me humor dhe lehtësisht i transformueshëm, një njeri-ujk do bëjë gjithçka për të mbrojtur çfarë është e tij, edhe nëse kjo do të thotë të shndërrohet në formën e tij më të frikshme.
Luani: Sfinksi-I udhëhequr nga dielli dhe i adhuruar nga të gjithë ata që dinë emrin e tij, një Luan zotëron forcën mbretërore të një sfinksi. Gjysmë njerëzor, gjysmë luan, ai rrezaton fuqi dhe status, ndërsa “roar” i tij i frymëzon të gjithë të ndjekin shembullin e një Luani. Edhe pse i aftë për të frikësuar ndjekësit për nënshtrim, inteligjenca e tij e pafundme ka një ide më madhështore në mendje.
Virgjëresha: Njëbrirëshi-Shenja e Virgjëreshës është e lidhur në mënyrë simbolike me pastërtinë dhe pafajësinë, prandaj nuk është çudi t’ju vijë në mendje një njëbrirësh. Virgjëresha është një dhuratë në jetën e çdokujt, vetëm nëse ata e meritojnë.
Peshorja: Silf (Sylph)-Estetikisht e mrekullueshme dhe e mundësuar nga një magji delikate, një Peshore mishëron atmosferën qiellore të një sylph-i. këto shpirtra janë të lidhur me elementin e ajrit.
Akrepi: Feniks-Me një aftësi goditëse për të përballuar errësirën dhe për t’u kthyer edhe më të fuqishëm, një Akrep shkëlqen me shpërthimin e një feniksi. Njerëzit e kësaj shenje nuk kanë frikë nga dhimbja, ata besojnë se transformimi është një cikël i vazhdueshëm i vdekjes dhe rilindjes.
Shigjetari: Centaur-Duke mishëruar forcën e kombinuar të botës njerëzore dhe asaj natyrore, një centaur i përngjan një Shigjetari, me një hark dhe shigjetë në dorë. Ata janë gjithnjë në udhëtim, pa mbërritur kurrë në destinacion.
Bricjapi: Elf-Bricjapët janë aq superiorë në njohuritë dhe bukurinë e tyre, saqë mund të ishin shumë mirë edhe elf. Ata nuk përpiqen shumë për të dominuar, megjithatë arrijnë të mbajnë “një kontroll të fshehtë”.
Ujori: Undine-Kur shihni “Undine”, e kuptoni pse kjo krijesë do të ishte pikërisht Ujori. Njerëzit e “shohin” dhe e admirojnë nga larg.
Peshqit: Sirena-Krijesa elegante të oqeanit, një njeri i shenjës së Peshqve është po aq i ndjeshëm, emocional dhe ëndërrimtar sa një sirenë. Eksplorimi i thellësive misterioze është thjesht një tregues i kuriozitetit të kësaj shenje. Zëri i tyre magjikë mund të joshë çdo marinar, ose t’i çojë drejt mbytjes në thellësi.