Ali Ahmeti ka uruar kryeministrin Edi Ramë për fitoren e zgjedhjeve.

“I nderuar kryetar i Partisë Socialiste, i respektuar kryeministër i Republikës së Shqipërisë, i dashur Edi,

Vëllazërisht dhe zemërplotë të uroj për fitoren e madhe në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Populli gjithmonë ka të drejtë dhe këtë përgjegjësi që ta ka mveshur supeve, unë kam bindjen e plotë, se ti do ta bartësh krenar, kryelartë dhe faqebardhë, siç është vet Shqipëria.

Jam pranë teje dhe shqiptarëve, bashkëudhëtar i rrugës sonë të përbashkët për t’i bërë bashkë shqiptarët në Europën e bashkuar dhe të barabartë me të gjithë të tjerët.

Edi, ke qenë pranë në kohë të mira e në kohë të vështira, ke prirë dhe gjithnjë ke shtruar dorë bashkëpunimi dhe unë të jam mirënjohës dhe do më kesh pranë, hap pas hapi, vendim pas vendimi, sukses pas suksesi.

Paç shëndetin e të priftë e mbara, ty e Shqipërisë sonë”, shkruan ai.

“I nderuar Kryetar i Partisë Socialiste, i respektuar Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, i dashur Edi,
Vëllazërisht dhe zemërplotë të uroj për fitoren e madhe në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.
Populli gjithmonë ka të drejtë dhe këtë përgjegjësi që ta ka mveshur supeve, unë kam bindjen e plotë, se ti do ta bartësh krenar, kryelartë dhe faqebardhë, siç është vet Shqipëria.
Jam pranë teje dhe shqiptarëve, bashkëudhëtar i rrugës sonë të përbashkët për t’i bërë bashkë shqiptarët në Europën e bashkuar dhe të barabartë me të gjithë të tjerët.
Edi, ke qenë pranë në kohë të mira e në kohë të vështira, ke prirë dhe gjithnjë ke shtruar dorë bashkëpunimi dhe unë të jam mirënjohës dhe do më kesh pranë, hap pas hapi, vendim pas vendimi, sukses pas suksesi.
Paç shëndetin e të priftë e mbara, ty e Shqipërisë sonë.?