Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim elektorale me banorët dhe kandidatët në Peqin. Ai tha se do të transformojnë sheshin qendror në Peqin duke sjellë investimet si dhe të krijojë treg pune për të rinjtë përmes mësimit të programimin kompjuterik. Rama gjithashtu tha se do të bëjmë amnistinë fiskale të parave të emigrantëve që të vijnë të investojnë këtu dhe se do i japin 5 mijë euro grant për emigrantët që kthehen dhe hapin biznes në Shqipëri.
“Këtu nuk Peqin ka shumë gjëra për të bërë. Ne do të mbështesim të rinjtë për t’u dhënë mundësinë që të hyjnë në rrugën e mësimit të gjuhës së kompjuterit. Nen d o u japim mundësinë që të mund të krijojnë punët e tyre duke u futur në tregun e madh botëror të tregut online. Do të transfomojmë të gjithë sheshin qendror të Peqinit, duke e kthyer edhe atë në një pikë të rëndësishme referimi për ata që e vizitojnë. Do të bëjmë amnisti fiskale për paratë, edhe pse i ka kursyer poshtë krevatit, ne do i japim mundësi ti sjellë dhe ti fusi në bankë dhe të kemi më shumë ardhura për vendin tonë duke i investuar ato. 5 mijë euro grant për emigrantët që kthehen dhe hapin biznes në Shqipëri, do t’u amnistojmë paratë që nuk i kanë të deklaruara”, tha Rama.