Asgjë të mirë.
Nga Tim King/ Një nga tiparet më daluese të presidencës së Charles Michel të Këshillit Evropian deri më tani është aktivizmi i tij në punët e jashtme. Më shumë sesa paraardhësit e tij, ai po teston atë hapësirë që traktatet e Bashkimit Evropian i japin Presidentit të Këshillit të formësojë politikën e tij të jashtme. Fakti që ai e bën këtë nuk është për t’u habitur, duke pasur parasysh historikun e tij kur ishte Kryeministër i Belgjikës dhe para kësaj si Ministër për Zhvillimin Ndërkombëtar. Por dje, ndërsa ishte në një udhëtim në Turqi për të parë Presidentin Recep Tayyip Erdoğan, pretendimet e Michel për pajisjen me statusin e një burri shteti ndërkombëtar u p ërkulën dhe v diqën.
Ajo që POLITICO quajti si “Sofagate” – momenti kur Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen zbuloi se ajo ishte fshirë nga rregullimet e ulëseve – e ekspozoi Michel si dikë të peshave të lehta. Ka pak aksioma në politikë aq të vjetra sa “përça dhe sundo” (ose përça et impera siç ishte dikur në një gjuhë antike), por Michel dukej se për atë kjo ishte diçka e re. Ajo që mund dhe duhej të ishte një rast për solidaritetin e BE – Michel dhe von der Leyen ishin, në fund të fundit, në një udhëtim të përbashkët për të ndjekur një deklaratë të përbashkët të politikës ndaj Turqisë – në vend të kësaj u bë një nga ato momentet shumë të njohura kur BE është mposhtur nga ri valiteti ndërinstitucional dhe amour propre (vetëvlerësimi), transmeton lexo.com.al.
Vetëm negociatori ndërkombëtar më optimist do të priste më të mirën e Erdoğan, i cili ka luajtur me pjesë të ndryshme të BE-së kundër njëri-tjetrit për pjesën më të mirë të dy dekadave. Dhe ka plot arsye që Michel duhet të ishte informuar më mirë për të vepruar përkatësisht. Gjatë k rizës së migrimit në 2015-2016, kur Michel ishte Kryeministër i Belgjikës dhe për këtë arsye një anëtar i Këshillit Evropian, ai ishte dëshmitar si Presidentiti turk ia hodhi Këshillit dhe Komisionit. Ndërsa Kancelarja gjermane Angela Merkel kërkonte me d ëshpërim një marrëveshje për të ndaluar fluksin e migrantëve që kalonin Mesdheun lindor, Erdoğan k ërcënoi presidentët e atëhershëm të Këshillit dhe Komisionit – Donald Tusk dhe Jean-Claude Juncker – se ai do të lëshonte një mori refugjatësh drejt Greqisë dhe Bullgarisë.
Pra, megjithëse Erdoğan mund të ketë qenë nxitësi i injo rimit të djeshëm diplomatik, Michel nuk ka asnjë justifikim për të mos qenë i vëmendshëm. Ai nuk ishte i detyruar të luante lojën diplomatike të karrigeve muzikore, as të mbërthehej te Erdoğani dhe të mos ngrihej – literalisht – për von der Leyen. Në prapaskenë, në institucionet e BE-së do të zhvillohet një hetim se si ka ndodhur ky i ncident diplomatik. Cilat ishin d ështimet e përgatitjes, mungesa e vëmendjes ndaj procedurës dhe protokollit? Nëse është një cliché e tregtisë diplomatike që “protokolli është politik”, si mundet që rregullimet e ulëseve nuk u diskutuan?, transmeton lexo.com.al.
Hetimi mund të jetë i t urpshëm për Ambasadorin e BE në Turqi, Nikolaus Meyer-Landrut, një diplomat gjerman i cili ishte këshilltar i Merkel nga 2011 në 2015 dhe Ambasador i Gjermanisë në Francë nga 2015 në 2020. Ir onia nuk do të humbasë te von der Leyen, e cila më parë ishte Ministre e Mbrojtjes së Gjermanisë, se p oshtërimi i saj mund të ishte shmangur nga një diplomat gjerman. Por ajo që ndodh prapa skenave është ndoshta më pak e rëndësishme sesa ajo që u bë publike dje: mungesa e gjykimit të Michel. Një politikan që trumbeton vlerat e tij liberale mbeti duke parë në rastin më të mirë si ungallant (i pazemër), një feminist faux (i rremë), një bashkëpunëtor me Erdoğan-in joliberal.
Ajo që e bën Sofagate thellësisht të d ëmshme për Michel është se nuk ka të bëjë vetëm me bukuritë e protokollit – rasti nuk mund të hidhet poshtë si një stuhi mbi kanape diplomatike. Trajtimi qëllimisht p oshtërues i von der Leyen vjen vetëm disa javë pasi BE d ënoi Turqinë për tërheqjen nga Konventa e Stambollit – një traktat ndërkombëtar për të drejtat e njeriut mbi parandalimin e d hunës ndaj grave. Nëse BE është serioze në lidhje me kërkesën që Turqia të respektojë të drejtat e grave, atëherë Michel nuk mund të bashkëpunojë në p oshtërimin e gruas që është Presidente e Komisionit Evropian. Protokolli, politikat dhe politika nuk janë të ndara. Vizita e udhëheqësve të BE në Turqi këtë javë ishte një moment zbulues – dhe nuk e paraqiti Michel në një dritë të mirë./Politico.eu/Lexo.com.al/e.c.