Tërmeti i 26 nëntorit 2019, nuk la pas vetëm 51 viktima, por mijëra shtëpi të shkatërruara, e qindra familje të strehuara nëpër çadra.
Kryeministri Edi Rama, ka publikuar një video në rrjete sociale, ku sjell historinë e Osman Rusit, nga Gjepalaj i Shijakut, shtëpia e të cilit u shkatërrua nga tërmeti tragjik.
Përmes një rrëfimi, Rusi shpjegon se tërmeti ia shkatërroi shtëpinë, por shprehet falënderues që pranë iu gjend bashkia dhe strukturat qendrore të qeverisë.
Ai thotë se fatmirësisht, shtëpia e shkatërruar u ndërtua në kohë rekord prej tyre dhe ai e familja e tij tanimë, strehohen në një shtëpi të re.