Gazetari Mero Baze ka reaguar pasi Albin Kurti votoi në Tiranë, për zgjedhjet parlametare 2021. Përmes një reagimi në rrjetin social Facebook, botuesi i gazetës Tema shprehet se është lajm i mirë që Albin Kurti ka votuar si aleati i Ilir Metës në Tiranë.

“Lajm i mirë që Kryeministri i Kosovës votoi në Shqipëri për partinë e tij. Se më lodhën këta militantët e tij çfarë ke që ndërhyn në punë të Kosovës. E kam me aleatin e Ilir Metës në Tiranë” – shkruan Baze.