Beteja në rrjetet sociale duket se është intesifikuar ndjeshëm nga të gjitha kampet politike.
Ai që ka dominuar kryesisht ka qenë kreu i socialistëve Edi Rama i cili në 24 orët e fundit ka shënuar mbi 4 milionë shikime veç tek videot e përcjella në Facebook.
Më poshtë po publikojmë një pasazh të shkrepur nga faqja e tij ku duket se interesi për fushatën ka qenë i lartë duke thyer rekordet e vendosura më herët.