Kryeministri Edi Rama këtë të enjte ka qenë i ftuar në emisionin Log. me gazetarin Endri Xhafo ku ka komentuar situatën e krijuar një ditë më parë në aeroportin e Rinasit, pas grevës së kontrollorëve. Kryesocialisti në fjalën e tij në ABC është shprehur se sot është arritur që ti jepet drejtim ngërçit të krijuar një ditë më parë duke bërë që nesër të nisin normalisht fluturimet.
Rama ndër të tjera ka bërë me dije se pas komunikimit me ministren është arritur që dhe një pjesë e kontrollorëve të përfshirë në grevë, do të kthehen nesër në punë sëbashku me kontrollorët e ardhur nga Turqia. “Çështja mund të diskutohet por është një çështje e zgjidhshme tashmë dhe sot kanë filluar fluturimet esenciale dhe nesër vijojnë normalisht. Ne nuk jemi gjendur gafill kemi pasur informacion në lidhje me këtë dhe kemi bërë përpjekje për ti sjellë në vete ato që i hynë kësaj ndërmarrje marrëzire të shtyrë dhe të orkestruar.
Ministrja deri në fund ka qenë në komunikim me të dhe ne menjëherë kemi vënë në zbatim planin e hartuar. Pas thirrjes së bërë nga unë dhe nga ministrja një pjesë e tyre janë rikthyer por kjo punë nuk mbaron me kaq pasi do të bëhet një proces i vëmenshëm. Kemi pasur përgjigje nga kontrollorët e Turqisë dhe kemi dhe një grup tjetër nga Greqia që pritet të vijë nesër në vendin tonë”, ka thënë Rama./abcnews.al