Në një intervistë televizive kryetari i PS-së Tiranë Ervin Bushati u shpreh se procesi i vaksinimit po ecën shumë mirë dhe sa më shpejt e mirë të ecë ky proces aq më shumë do të hapet shoqëria.
Bushati theksoi se Shqipëria është një vend që me shifrat e fundit po bën vaksinimin më të shpejtë ne Evropë në raport me popullsisë:
“Ne si mazhorancë përpiqemi që tu rrimë pranë qytetarëve me problematikat që hasen përditë. Mendoj se procesi i vaksinimit po ecën shumë mirë dhe sa më shpjet e mirë të ecë ky proces aq më shumë do të hape shoqëria. Nëse ky proces ecën me këtë ritëm në fund të majit mund të kthehemi në normalitet. Turizmi dhe shoqëria një të lidhur me hajen e shoqërisë dhe me vaksinimin. Mendoj se Shqipëria ka arritur sot të bëjë atë që para 1 viti ishte e paimagjinueshme. Besoj se 50-60 ditë do të arrijmë që të bëjmë vendi ynë të tjerë një vend tjetër në qershor. Çdo qeveri në botë këtë detyrë ka sot, vaksinimin e popullsisë dhe lufta nga Covid për të hapur shoqërinë dhe ekonominë. Sot ka vende në zhvillim apo të vogla që nuk e kanë siguruar vaksinë. Kjo ka qenë një detyrë e secilit shtet. Ne jemi një vend që me shifrat e fundit po bën vaksinimin më të shpejtë ne Evropë në raport me popullsisë”.
Bushati shtoi se lufta me pandeminë nuk është një përdorje politike, por një detyrë e gjithë qeverisë ashtu si në të gjithë botën.
“Lufta e pandemisë është një prioritet në çdo vend. Nuk është politike, por është një detyrë e gjithë qeverisë për këtë sfidë. Tërmeti dhe pandemia janë mbivendosur. Kjo është lufta e tretë botërore sepse sipas shifrat ka qenë rënie më e madhe ekonomike qysh pas Luftës së Dytë Botërore”.