Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka bërë me dije se është sulmuar aplikacioni i KQZ për raportimin e rezultateve kohë pas kohe.
“Numri 65 nga 5199 qendra votimi është numri i QV që kanë raportuar në këtë moment jo numri total i QV që kanë raportuar. Pra numri aty është numri i QV që kanë raportuar në moment. Pjesëmarrja që raportojmë është e sonduar mbi bazë të atyre QV që raportojnë informacion, nuk ka mbledhje kumulative të të gjitha QV në lidhje me pjesëmarrjen. Kemi një numër të vogël QV që kanë raportuar për faktin se aplikacioni IKQZ është sulmuar pak më përpara dhe teknikët tanë po punojnë për ta zgjidhur, nëse nuk do zgjidhjet kemi plan B dhe C për të updetuar pjesëmarrjen. që prej një ore aplikacioni dhe sistemi i raportimit është i sulmuar nga pikëpamja informatike. Nuk kemi një numër të saktë të votuesve deri në orën 13:00 sepse bëhet mbi bazë sondimi. Nuk mblidhen të dhënat e të gjitha orëve sepse ka QV që raportojnë rregullisht por edhe që nuk raportojnë rregullisht. Po kjo nuk do të thotë që votuesit nuk kanë votuar”, tha ai.