Rasti i Aurela Bashës mund të konsiderohet si një nga më të rallët në botë, për një grua kandidati për kryeministër.

Ajo nuk voton dot për të shoqin.

Dhe jo për ndonjë arsye të qënësishme, por thjesht se ka vendosur me vullnet të lirë, që të heqë dorë nga shtetësia shqiptare, për të marrë shtetësinë holandeze.

Pra, gruaja e kandidatit për kryeministër të Shqipërisë, edhe pse lindur e rritur në Shqipëri, nuk voton dot, pasi ka mohuar shtetësinë shqiptare.

Në të gjitha zgjedhjet që i shoqi ka marrë pjesë, nga ato për deputet, kryebashkiak, e më pas si kandidat për kryeministër, ajo nuk ka votuar dot për Lulzim Bashën.

Madje sot, i vënë në siklet për këtë fakt, Lulzim Basha kishte gjetur një vajzë të re, për të zëvendësuar të shoqen.

Por, përse vendosi Aurela Basha të hiqte dorë nga shtetësia shqiptare, se mund të kuptohet p.sh ndonjë hallexhi emigrant, që e bën këtë zgjedhje i detyruar?

Publikisht, ajo as ka folur dhe as është pyetur kurrë për këtë fakt, nga gazetarët që e marrin në pyetje.

Edhe në intervistën e fundit dhënë për Ardit Gjebrean, ajo fliste se sa i mirë është Lulzim Basha dhe sa të mirë do e bëjë Shqipërinë, porn ë asnjë moment nuk është pyetur se pse hoqi dorë nga shtetësia shqiptare, për atë holandeze.

Tani të gjithë e dimë që është më mirë të kesh shtetësinë holandeze se atë shqiptare, se ka më shumë peshë, por për nje njeri si Aurela Basha, që i ka të gjitha të mirat, veprimi për të lënë pasaportën shqiptare për atë holandeze, duket absurd dhe pa sens.

Aq më tepër kur burri yt pretendon të bëhet kryeministër i Shqipërisë.

Ndoshta izraelitët që kujdesën për imazhin e Lulzim Bashës duhej të ishin kujdesur më mirë për këtë pjesë, se vështirë që të injorohet nga shqiptarët, që gruaja e pretendentit për kryeministër, realisht të përçmojë shtetësinë shqiptare, për të marrë shtetësinë e një vendi tjetër.