Kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka bërë një postim në rrjetet sociale për situatën e procesit të zgjedhjeve në vendin tonë. Ai ka shkruar se atmosfera e punës së komisionerëve duhet të jetë e qetë dhe e pandikuar nga faktorë të jashtëm politikë.
Sipas tij, trajtimi i problematikave teknike në bashkëpunim me të gjitha palët politike dhe me KQZ, mënyra më e mirë për zgjidhjen e problemit
“Atmosfera e punës së komisionerëve duhet të jetë e qetë dhe e pandikuar nga faktorë të jashtëm politikë. Ti lemë të qetë të bëjnë punë e tyre.
Trajtimi i problematikave teknike në bashkëpunim me të gjitha palët politike dhe me KQZ, mënyra më e mirë për zgjidhjen e problemit”,- ka shkruar Ilirjan Celibashi.
Kujtojmë se pak më përpara presidenti Ilir Meta kishte shkuar në Shijak, pasi kishte marrë sinjalizime për probleme të vogla teknike, por siguroi qytetarët se dy këshilltarët e tij janë atje dhe do dëgjojnë çdo shqetësim të tyre.
Sipas Metës, i vetmi problem ishin radhët e gjata dhe pjesëmarrja e lartë, për të cilat tha se duhet të shtohen akoma më shumë.