Kandidatja e Partisë Socialiste në Sarandë, Anila Denaj u ndal sot në Rusan, të Delvinës në familjen Myrto, ku blegtoria dhe ullinjtë janë burimi kryesor i të ardhurave.

“Falë mbështetjes që kanë marrë nga qeveria, si fermerë të regjistuar dhe me bagëti të matrikulluara, kjo familje si edhe të tjerat, e shohin zonën me potencial për zhvillimin e agroturizmit”, tha Denaj.

Sipas saj, në mandatin e tretë do të vijojë nxitja e prodhimit vendas duke u qëndruar përkrah fermerëve.