Kryeministri Edi Rama nga Shkodra ka ironizuar kryetarin e PD-së Lulzim Bashën, duke thënë se dhëndrit i shtronin rrugën me sheqer dhe premton lekë, lekë, lekë. Rama tha se në Shkodër nuk është bërë mjaftueshëm, por është i sigurt që me listën e kandidatëve për deputetë që ka zgjedhur, është një listë e denjë që i përfaqëson të gjithë.
‘Në Lezhë i kishin shtruar rrugën me sheqer dhëndrit. Dhe fillon me premtime lekë lekë, lekë! Për mua është shumë e qartë dhe dua të bëj shumë të qartë edhe për të tjerët unë nuk mendoj se PS nuk ka bërë mjaftueshëm. Nuk ka dhënë prova të mjaftueshëm për të bindur çdo qytetar të Shkodrës dhe që nuk është në grupin e atyre me qafën e trashë, por e kam prarasysh shumë mirë që qytetarët të cilët thonë se nuk jam me asnjë parti. Unë i mirëkuptoj që kur shkojnë në hipotekë edhe ju nxihet jeta. Kur shohin sesi nga vota lindin drejtorë. Jam krenar sepse mendoj se kam ardhur me njerëz që janë prova sipas meje e sigurtë që ne në të shkuarën, nuk kemi pasur një ofertë bindëse, unë nuk e dua PS-në një parti që jeton me veten dhe për vete, por për të gjithë.’- tha Rama.