Kandidatja e Partisë Socilaiste në qarkun e Fierit, Antoneta Dhima vijoi sot turin e takimeve elektorale, në fshatrat Verbas dhe Frashër.
Në takimin me banorët e këtyre zonave, Dhima tha se “në 8 vite qeverisje kemi shërbyer dhe kemi investuar në gjithë territorin e vendit tonë si edhe në Bashkinë Patos sa i përket infrastrukturës rrugore, arsimore, shendetësore, sociale, ujësjellësa, në bujqësi, si dhe në ofrimin e shërbimeve ndaj qytetarëve investime të cilat kanë përmirësuar ndjeshëm jetesën e qytetarëve dhe ekonomitë familjare”.
“Banorët e Verbasit si dhe Frashërit janë ata që në zgjedhjet e pushtetit vendor dhe qëndror kanë besuar dhe do besojnë në katër vitet e ardhshme te Partia Socialiste, pasi me punë dhe angazhim ne kemi treguar dhe do tregojmë se ne jemi me njerëzit dhe për njerëzit e nuk i kemi braktisur asnjëherë. Kemi para një betejë shumë të rëndësishme, atë të fitores së mandatit të tretë”, tha ajo.
Dhima tha se, “PS dhe Kryeministri Rama janë të vetmit që mund t’i çojë deri në fund dhe t’i fitojnë betejat e nisura si: vaksinimi i popullsisë, rindërtimi, Reforma në Drejtësi, rritja ekonomike, rimëkëmbja e ekonomisë, certifikimin e tokës bujqësore, certifikimin e lejeve të legalizimit, mbështetjen e fermerit, përmirësimin e sitemit të kullimit dhe vaditjes etj… Mbase ne nuk jemi më të mirët, po më të mirë se ne nuk ka”.
“Në 25 prill, Verbasi dhe Frashëri do votojnë të ardhmen, do votojnë për vazhdimësinë, do të votoj numrin 12, Partinë Socialiste të Shqipërisë”, tha Dhima.