Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me disa gra në Përmet për të cilat thotë se ato me vizionin e me karakterin tyre kanë çarë rrugën e krijimit të bizneseve në funksion të turizmit, ku po përfshihen përditë e më shumë gra e vajza të zonës.

Kreu i qeverisë nënvizoi se duhet të krijohen dyqane super speciale me ushqime tradicionale, që sjellin shumë të ardhura ‘Të krijohen dyqane super speciale me ushqime tradicionale bio dhe që sjellin shumë të ardhura. Përmeti mos të jetë thjeshtë destinacion, por ti ketë ato në qytet, këtu në këtë zonë ne kemi shumë besim kjo që po bëhet. Do ta kemi shumë të lehtë sezonin turistik pas vaksinimit masiv. ’- tha Rama.

Drejtuesi politik i Qakut të Gjirokastrës Bledi Çuçi tha se zejtraia dhe produktet tradicionale duhet të kethehen në marka. ‘Me zejtarinë edhe me zejet dhe produktet tradicionale, këto do të kthehen në marka, këtë po nxisim edhe nëpërmejt mbështetjes që kemi dhënë si qeveri po rdhe nëpërmjet bazës ligjore. Kemi kaluar dy ligje në parlament për këtë gjë. Shumë shpejt jam i bindur, që me produktet e Përmetit apo produktet lokale që kanë një vlerë specifike do të dalin edhe në tregjet e huaja me çmime shumë të mira. Ne duhet të rrisim vlerën të rrisim çmimin në mënyrë që kjo rritje të çoj në rritjen e ekonomike të zonës por edhe në vend. Përmeti edhe Gjirokastra kanë baza shumë të mira për të fituar këtë betejë më produktet artizanale.’- tha Çuçi.