Kryeministri Edi Rama mëngjesin e kësaj të premteje në kuadër të rindërtimit e ka nisur nga Fushë Kruja.
Rama ka monitoruar procesin e rindërtimit në këtë zonë në kuadër të rindërtimit pas tërmetit të 2019.
“Fushë Krujë – Gëzim i madh sa herë që vizitoj lagjen “Rilindja”, ku shtëpitë individuale dhe apartamentet po marrin formë dita – ditës që vjeshta t’i gjejë gati”, shkruan Rama.
Ndërkohë gjatë inspektimit ai përshëndet disa punëtorë në orarin e punës, ku një prej tyre i thekson se kolegët e tij janë demokrat.
Bashkëbisedimi:
Punëtori: Si ka mundësi që të kanë dalë gjithë demokrat
Rama: Si?
Punëtori: Këtu janë të gjithë demokrat, demokrat të çmendur
Rama: Demokrat, mbaji se mos na hidhen.