Vendimi i Albin Kurtit që të mos lejojë vaksinimin e arsimtarëve, pas ftesës që ju ka bërë Edi Rama, duke mbyllur edhe kufirin me Shqipërinë, ka shkaktuar regime të shumta në Kosovë.

Deputeti Xhavit Haliti, i cili për disa kohë ka qenë nënkryetar i Parlamentit të Kosovës, si dhe ish-themelues i UÇK, ka su lmuar kryeministrin e Kosovës dhe i ka bërë thirrje kreut të qeverisë shqiptare që të ndihmojë qytetarët e Kosovës. Haliti thekson se Rama duhet të hapë qendra të mëdha vaksinimi për Kosovarët. “Thirrje publike kryeministrit shqiptar, Edi Rama.

Vëlla i dashur Edi, kryeministër i Shqipërisë̈, marrë parasysh gjendjen e rëndë̈ në Kosovë me pandeminë̈ COVID-19, dhe në anën tjetër, neglizhencën e institucioneve të vendit për të siguruar vaksinën, të bëjë̈ thirrje që të hapni disa qendra vaksinimi për të gjithë̈ qytetarët e Kosovës. Ky veprim do të ishte i mirëpritur dhe i domosdoshëm në ketë̈ kohë të ligë. Prandaj, vepro sa më shpejt si me rastin e punëtorëve shëndetësorë̈ të Kosovës, për të shpëtuar jetë njerëzish. Unë̈ dua të vaksinohem me cilëndo vaksinë që janë̈ duke u vaksinuar bashkëkombësit e mi në Shqipëri. E, si unë̈ janë̈ shumë në Kosovë. Kryeministër na ndihmo të lutem që ta kalojmë̈ edhe këtë̈ sfidë që e ka goditur njerëzimin”, shkruan Haliti.