Drejtuesi politik i qarkut të Elbasanit Taulant Balla reagoi për vrasjen e Pjerin Xhuvanit mesditën e sotme në Elbasan. Balla e quan këtë ngjarje një provokim dhe fajtorë sipas tij janë PD-ja dhe presidenti Ilir Meta.

”Prej momentit të parë sapo jam njoftuar për ngjarjen jam munduar të marrë informacionin e nevojshëm, sikurse dhe kam njoftuar të gjithë organizatat e PS në Elbasan për të ruajtur qetësinë, për të mos rënë pre e provokimeve, që kanë ardhur duke u përshkallëzuar dhe kanë një fajtor PD dhe presidentin e Republikës, që nga dita e verës dhe për të ardhur deri këtu ku ka humbur jetën një qytetar i Elbasanit dhe është plagosur një punonjëse e policisë, sot në mëngjes kanë terrorizuar banorët e lagjes 5 maji dhe autorësinë e këtij akti të plotë duhet t’ia lënë Prokurorisë dhe Policisë për të çuar para drejtësisë vrasësin dhe porositësit. Nuk dua të shtoj asgjë mbi njoftimet që duhet të bëjnë institucionet e drejtësisë. Thirrja për qytetarët e Elbasanit është ju lutem, ju jeni njerëz që duhet të vlerësoni rëndësinë e këtij momenti, nuk duhet të bini pre e provokimeve, këto paramilitare që kanë zbarkuan në çdo cep t’i ndëshkojmë më 25 prill.”, tha Balla.