Rezultati i parë i votimit në Tiranë ka ardhur nga Njësia 10, njësi kjo që për herë të parë u implementua vota elektronike.
Partia Socialiste siguroi 6.007 vota në këtë zonë, e dyta u rendit Partia Demokratike me 4.550 vota dhe e treta Lëvizja Socialiste për Integrim me 628 vota.
Përgjigja doli edhe për kandidatin preferencial. Nga kandidatët e Partisë Socialiste më i votuari doli Fatmir Xhafaj, i cili është dhe kandidati për deputet në këtë zonë. Ndërsa në radhët e Partisë Demokratike, më i votuari u shpall Agron Shehaj.
Sakaq, pas publikimit të këtij rezultati, ka ardhur edhe reagimi i kryeministrit Edi Rama.
Mbi videon e publikuar, ku u shfaq kryebashkiaku Erjon Veliaj, Rama falenderon Njësinë 10 për besimin, si dhe bën thirrje që të numërohet deri në votën e fundit.
“Deri në votën e fundit
Faleminderit zgjedhësve të Njësisë 10, Tiranë”, shkroi Rama.