Sot në orën 16:00 Kolegji Zgjedhor vendos për fatin e Fletës së Votimit, për zgjedhjet e 25 prillit.
Ishte Partia Demokratike e cila ankimoi vendimin në Kolegjin Zgjedhor, pasi KAS rrëzoi kërkesën e PD-së që fleta e votimit të jetë me numra dhe emra, por të renditura në mënyra vertikale dhe jo horizontale. Sakaq Komisioni i Ankimimit dhe Sanksioneve në KQZ pranoi kërkesën e Partisë Socialiste duke rrëzuar propozimin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi për fletën e votimit.
Sipas vendimit të KAS bie fleta e votimit me emra kandidatësh dhe vendoset për fletën me numra. Socialistët kërkuan miratimin e një flete votimi vetëm me numra.
Për ankimimin e PS votuan pro anëtarët Koli Bele, Ilir Rusmajli, Elvin Lako, ndërsa Ledio Braho dhe Elvis Cefa kanë votuar kundër.
Fleta e votimit me emra u propozua nga Ilirjan Celibashi, por më pas u ankimua nga 2 forcat kryesore politike. Në fletën e miratuar ishte parashikuar të shënuar emrat e kandidatëve për deputetë dhe jo me numra.