Kryeministri Edi Rama po zhvillon ditën e sotme një takim përmbyllës të ‘jashtëzakonshëm’, në qytetin e Elbasanit ku qindra mijëra qytetarë janë mbledhur për mbështetje të tij për zgjedhjet e 25 Prillit.
Edhe pse takimi i ditës së sotme është organizuar në ambjent të bollshëm si stadiumi ‘Elbasan Arena’ shumë prej mbështetësve kanë mbetur jashtë ku janë vendosur monitore. Në pamjet e mëposhtme duket stadiumi i tejmbushur duke respektuar njëkohësisht masat anti-Covid.