Gazetari Elton Qyno ka bërë mbrëmjen e sotme deklaratën e fortë ku shprehet se autori i ngjarjes së ditës së sotme në Elbasan, është truproja personale e Gazmend Bardhit. “Arbër Paplekaj me orgjinë nga Lekbibaj i Tropojës, ishte truproja personale e Gazmend Bardhit. Bardhi besohet se do jetë ministri i ri i Brendshëm nëse PD fiton zgjedhjet. Shumë ish-efektivë janë zhvendosur në Elbasan, për fushatën e PD.”- tha Qyno në Open.

Gazetari Enton Qyno:

Arbër Paplekaj me orgjinë nga Lekbibaj i Tropojës, ishte truproja personale e Gazmend Bardhit. Bardhi besohet se do jetë ministri i ri i Brendshëm nëse PD fiton zgjedhjet. Shumë ish-efektivë janë zhvendosur në Elbasan, për fushatën e PD. Elbasani ka potencial të madh ekonomik dhe kriminal. Pavlo Vuksani, nga Shkodra, u përqëndrua gjithashtu në Elbasan. Në vendngjarje ka 68 gëzhoja, nuk dihet nëse janë 2 apo tre armë. Ka patur fillimisht përplasje fizike. 3 furgonat e PD kanë ndjekur një makinë që dyshohet se kishte para për votat. Shoferi i saj futet në një lokal dhe kërkon ndihmë nga eksponentë të PS. Pastaj ka mbërritur Pjerin Xhuvani dhe dhëndri i tij. *Fillimisht është qëlluar me plumb në kokë Pjerin Xhuvani dhe pastaj dhëndri i tij.*