Nga Vlora ku ka shkuar për të ndjekur nga afër procesin e vaksinimit, Kryeministri Rama ka kritikuar ashpër opozitën dhe Presidentin Meta për sjelljet e tyre të fundit.
Rama tha se këto që ‘po ndodhin çdo ditë me ato turmat e shekullit të kaluar që po mblidhen me 2 gishta do të sjellin rritje të numrit të infektimeve.
“Kjo është e pashmangshme. Urojmë të mos jenë të papërballueshme shifrat”, tha Rama.
I pyetur për sjelljen e Presidentit, Rama tha se Ilir Meta tashmë është kandidat zyrtar i Partisë së tij në Vlorë.
“Vjen i shoqëruar nga subjektet e OFL dhe me gjykatës e Prokurorë që janë nxjerë jashtë nga procesi i vettingut”, tha Rama.