Ilir Meta e ka kthyer Presidencën në një institucion fushate kundër Qeverisë. Pasi doli paradite në një konferencë për shtyp, ku tha se do të jepte fakte të forta, por nuk tregoi asgjë, pasdite ka dalë sërish në konferencë. Këtë radhë ka pasur në krah një pronar autobusash. Persioni në fjalë quhej Erion Mane, që ka një agjenci me emrin Matias Travel.

Ai thotë se Blendi Gonxhe e ka sjellë vërdallë, ndërkohë që në mesazhet e publikuara në Presidencë, del qartë që Gonxhe i thotë s’ke pse paguan asnjë para, pasi çdo gjë do t’i zgjidhet ligjërisht nga ai.

Denoncuesi në fjalë, që është militant i LSI-së, pasi në FB ka foto me Monika Kryemadhin, thotë se është ndjerë i ofenduar, se i ka thënë Gonxhe që qenkë “lule i LSI”-së.